Tre të lënduar në aksidentin mes dy veturave në rrugën

0%

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ndodhi sot rreth orës në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Doberllukë. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura që ishin në lëvizje, ndërsa si pasojë e përplasjes tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit kanë kërkuar dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com