Tragjike| Gjendet i varur në një pemë, 32-vjeçari humb jetën në

0%

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Grace të Vushtrrisë, ku një 32-vjeçar është gjetur pa shenja jete, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima është Milan Petrovic rreth 32 vjeç. Sipas burimeve të Sinjalit, 32-vjeçari ishte larguar nga shtëpia gjatë pasdites së 16 korrikut, ndërmjet orës dhe , ndërsa familjarët nuk kishin më asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Pak më vonë, një bashkëfshatar e ka gjetur të varur në një pemë dhe ka njoftuar menjëherë Policinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë reaguese, hetuesit e stacionit dhe të rajonit, ekipi i emergjencës, Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Prokurori kujdestar për Krime të Rënda.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e 32-vjeçarit, ndërsa trupi i pajetë është tërhequr nga IML për obduksion. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen ”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse ju ose dikush që njihni po përballet me mendime për t’i bërë dëm vetes ose është në krizë emocionale, kërkoni ndihmë sa më shpejt nga një familjar, mik i besuar ose profesionist i shëndetit mendor. Nëse ekziston rrezik i menjëhershëm, kontaktoni shërbimet emergjente. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com