Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve të rregullta në Qendrën Korrektuese të Dubravës janë sekuestruar 482 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, nëntë telefona mobil, katër kartela SIM dhe 10 kabllo për mbushjen e telefonave.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më , rreth orës , kur zyrtarët korrektues gjatë kontrolleve në një zonë sterile në pjesën veriore të qendrës kanë hasur në këto mjete dhe substancën e dyshuar narkotike. Organet e rendit bën të ditur se substanca narkotike është sekuestruar. Ndërsa lidhur me rastin sqarohet se është iniciuar vepra penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.
“Oficerët korrektues gjatë kontrolleve të rregullta në një zonë sterile në pjesën veriore kanë gjetur 482 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, 9 telefona mobil, katër sim-kartela dhe 10 kabllo për mbushjen e telefonave. Substanca narkotike është sekuestruar nga policia ku është iniciuar rasti.” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës më .
