Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë të Daskanit me një dedikim të

0%

Këngëtarja, Dafina Zeqiri, po feston sot një moment shumë të veçantë në jetën e saj familjare. Djali i saj, Daskani, ka mbushur një vit, duke shënuar ditëlindjen e tij të parë. Me këtë rast, artistja ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi prekëse nga momenti i lindjes së të birit, ku ai shihet menjëherë pasi erdhi në jetë.

Dafina Zeqiri/InstaStory Krahas imazhit, Dafina i ka kushtuar një urim plot dashuri. “Urime ditëlindja drita e shpirtit tem! T’du ma shumë se veten! Gjithmonë”, ka shkruar ajo, duke shprehur lidhjen e fortë që ka me djalin e saj. Familja e Dafinës dhe bashkëshortit të saj, Kreshnikut, pritet të zgjerohet edhe më tej.

Çifti është në pritje të fëmijës së dytë, një tjetër djalë, duke e bërë këtë periudhë edhe më të veçantë për ta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi