“Rruga e Luanëve”, poezia prekëse e shoferit të Anglisë e publikuar

0%

Jude Bellingham ka reaguar pas eliminimit dramatik të Anglisë nga Kupa e Botës, duke publikuar një poezi emocionuese të shkruar nga shoferi i autobusit të ekipit gjatë qëndrimit në Kansas City. Anglia u eliminua në gjysmëfinale pas humbjes 2-1 ndaj Argjentinës, pavarësisht se kaloi në epërsi në pjesën e dytë.

Pas ndeshjes, Bellingham ndau mesazhin e titulluar “Rruga e Luanëve”, të shoferit Michael Chandler, i cili përshkruante rrugëtimin e ekipit dhe mbështetjen e madhe nga tifozët. “E kisha shumë të vështirë të gjeja fjalët e duhura për dje dhe javët e fundit, por kjo poezi e përshkruan gjithçka.

Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme nga tifozët në shtëpi dhe ata që udhëtuan për të na përkrahur”, shkroi Bellingham. Në poezinë, shoferi ka përshkruar lidhjen e krijuar mes ekipit dhe tifozëve. Një nga pjesët më prekëse të saj ishte mesazhi për unitetin dhe shpresën. “Mos lejoni që dashuria dhe bashkimi që kemi parë në vendin tonë të përfundojë me këtë fushatë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kur jemi bashkë, mund të arrijmë gjëra të mëdha dhe do t’i arrijmë.” Ylli i Real Madridit ishte i dëshpëruar pas humbjes, ndërsa pas ndeshjes pati edhe përplasje me disa lojtarë të Argjentinës. Megjithatë, ai sqaroi se përplasja me Lionel Messin ishte vetëm një diskutim për një faull dhe jo diçka serioze. “Është privilegj të luash kundër njërit prej më të mirëve në histori.

Humbja dhemb shumë, por ishte kënaqësi të isha në fushë përballë tij”, tha Bellingham. Anglia do të luajë kundër Francës të shtunën ndeshjen eliminatore për vendin e tretë të Kupës së Botës, ose “finalen e bronztë” siç e quan tani FIFA, pasi humbën gjysmëfinalet përkatëse.

Burimi: Bota Sot