Aktakuzë ndaj pejanit, për dhunim të bashkëshortes dhe dhunë në

0%

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet Xh.Sh., nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunimi”, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza është ngritur nga Departamenti për Krime të Rënda.

Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se më 22 dhe , në Pejë, në cilësinë e bashkëshortit të viktimës, me përdorim të forcës dhe kanosjes, e ka detyruar atë të kryejë veprime seksuale pa pëlqimin e saj.

Po ashtu, ai akuzohet se për një periudhë të caktuar kohore ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke cenuar sigurinë dhe mirëqenien e saj në kuadër të marrëdhënies familjare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në një pikë tjetër të aktakuzës, Xh.Sh. ngarkohet se ka mbajtur në pronësi dhe posedim të paautorizuar armë zjarri, municion dhe mjete të tjera, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Sipas Prokurorisë, armët dhe municioni janë sekuestruar nga Policia e Kosovës gjatë veprimeve hetimore.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente që, pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, ta shpallë fajtor të pandehurin dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale me të cilat ngarkohet.

Burimi: Bota Sot