Rangimet ndërkombëtare vazhdojnë ta pozicionojnë UBT-në si institucionin lider të arsimit të lartë në Kosovë dhe si institucioni më i suksesshëm në rajon.
Përmes ekselencës në arsim, shkencë, teknologji, inovacion dhe ndikimit në shoqëri, UBT ka forcuar edhe më tej reputacionin e tij global, gjë që është dëshmuar edhe në rangimet e fundit në Times Higher Education Impact Rankings 2026 , një nga vlerësimet më prestigjioze në botë për universitetet.
Ky rangim vlerëson jo vetëm cilësinë akademike, por edhe ndikimin real të institucioneve në shoqëri, ekonomi, mjedis dhe inovacion. Në edicionin e vitit 2026, UBT është renditur në grupin 801–1000 të institucioneve me ndikimin më të madh në botë, duke konfirmuar rolin e tij si një kontribuues aktiv në adresimin e sfidave globale.
Një tregues tjetër domethënës i këtij vlerësimi është fakti se UBT është vlerësuar në të 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, duke dëshmuar se ndikimi i tij shtrihet në një gamë të gjerë fushash – nga arsimi, shkenca dhe inovacioni, deri te mbrojtja e mjedisit, zhvillimi ekonomik dhe përfshirja sociale.
Ndër rezultatet më të mira, UBT i ka arritur në SDG 6, SDG 7, SDG 9, SDG 13 dhe SDG 15 (301–400), fusha që lidhen me menaxhimin e qëndrueshëm të ujit, energjinë e pastër, industrinë dhe inovacionin, veprimin për klimën dhe mbrojtjen e ekosistemeve tokësore.
UBT ka arritur rezultate të dukshme në këto fusha: SDG 1 dhe SDG 2 – lufta kundër varfërisë dhe urisë (201–300) SDG 3 – shëndet dhe mirëqenie (601–800) SDG 4 – arsim cilësor (1001+) SDG 5 – barazi gjinore (801–1000) SDG 6 – ujë i pastër dhe kanalizime (301–400) SDG 7 – energji e pastër (301–400) SDG 8 – punë dinjitoze dhe rritje ekonomike (601–800) SDG 9 – industri, inovacion dhe infrastrukturë (301–400) SDG 10 – reduktim i pabarazive (601–800) SDG 11 – qytete dhe komunitete të qëndrueshme (401–600) SDG 12 – konsum dhe prodhim i përgjegjshëm (401–600) SDG 13 – veprim për klimën (301–400) SDG 14 – jeta nën ujë (401+) SDG 15 – jeta tokësore (301–400) SDG 16 – paqe, drejtësi dhe institucione të forta (601–800) SDG 17 – partneritete për qëllimet (1001–1500) Rangimet në Times Higher Education Impact Rankings 2026 konfirmojnë edhe një herë rolin e UBT-së si një institucion lider në rajon, i angazhuar në mënyrë të vazhdueshme për zhvillim të qëndrueshëm, inovacion dhe ndikim real në shoqëri.
