Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter ka goditur brigjet perëndimore të Meksikës, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).
Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 71 kilometra në jugperëndim të Puerto Madero, në shtetin Chiapas, ndërsa thellësia fokale është vlerësuar rreth 10 kilometra. 🚨 7.4 EARTHQUAKE STRIKES MEXICO A powerful 7.4-magnitude earthquake has struck off the Pacific coast of Mexico, sending strong tremors across parts of the country. #BreakingNews #Earthquake #Mexico #Tsunami #TsunamiWarning #Seismic #NaturalDisaster #PacificOcean pic.twitter.com/Z2pSoJzSoS — Rosa News Official (@Mirha1206) July 17, 2026 Pas lëkundjeve, Qendra Amerikane e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor (PTWC) ka lëshuar një paralajmërim, duke bërë të ditur se valë cunami mund të prekin zonat bregdetare deri në 300 kilometra nga epiqendra e tërmetit.
Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Guatemalën fqinje dhe në El Salvador. Në kryeqytetin e Guatemalës, ndërtesat janë lëkundur fuqishëm, duke bërë që shumë banorë të dalin me nxitim në rrugë. 🔴 #BREAKING : URGENT: Seismic warning sirens echoed across Guatemala as powerful shaking from the major earthquake off Mexico’s coast was felt across the region. #Mexico #Guatemala #Earthquake #PuertoMadero #SeismicWarning #BreakingNews pic.twitter.com/qRDEZHpzZz — The Globe & News (@TheGlobeNewt) July 17, 2026 Mediat lokale kanë publikuar pamje nga evakuimi i një ndërtese qeveritare, ndërsa në rrjetet sociale janë shpërndarë video që tregojnë ndërtesa duke u lëkundur nga intensiteti i tërmetit.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar për viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa ekipet e emergjencës po monitorojnë situatën. 🚨 MORE QUAKE FOOTAGE EMERGES Newly surfaced footage captures the intense shaking caused by the 7.4M earthquake in Mexico, with structures swaying and residents evacuating moments after the quake struck. #BreakingNews #Earthquake #Mexico #Tsunami #TsunamiWarning #Seismic … pic.twitter.com/6icf1BHqJB — Rosa News Official (@Mirha1206) July 17, 2026 Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 godet Meksikën, lëshohet paralajmërim për cunami Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
