​Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

0%

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet ndaj aeroplanëve që fluturuan nga Aeroporti i Prishtinës të hënën në mbrëmje. Policia nuk ka dhënë detaje për mënyrën e pengimit të aeroplanëve, duke mos bërë të ditur nëse janë penguar me laser a dron.

Rasti, i cili është raportuar në fshatin Janjevë të Lipjanit, është iniciuar në drejtim të veprës penale “rrezikim i sigurisë së aviacionit civil”. Hetimet kanë nisur të enjten. “Më në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti i lartcekur, pasi që policia kishte pranuar një informatë se më kishte ndodhur rasti i lartcekur”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

“Rasti është duke u hetuar ”, tha policia në raport. Kjo vepër penale mund të dënohet me burgim deri në pesë vjet

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot