Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim më Administratën Tatimore të Kosovës, Inspektoratin e Punës dhe në koordinim më Prokurorinë kanë zhvilluar një aksion inspektimi në 29 autoparkingje në Gjakovë. Në raportin e Policisë thuhet se inspektimi është bërë më qëllim të qëllim të parandalimit dhe hetimit të veprës penale “shmangie nga tatimi”.
“Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje për të cilat janë marrë agjencitë e tjera ligjzbatuese, ndërsa policia do të vazhdojë procedurat ligjore rreth veprës ‘shmangie nga tatimi’”, thuhet në raportin policor.
