Kristjan Asllani do të udhëtojë me Interin për fazën përgatitore në Gjermani. “La Gazzetta dello Sport” konfirmon se pavarësisht kësaj, do të largohet në momentin kur të mbërrijë oferta e duhur. Deri tani asgjë nuk ka kënaqur Interin. Ndaj dhe Asllani do të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës në pritje të zhvillimeve të reja.
Fakt është se Interi tashmë është i gatshëm për ta lënë të lirë Asllanin për një shifër rreth 10 milionë euro. Ka pasur interes nga klubet në Itali, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e huazimit me opsionin e blerjes së kartonit. Asllani nuk qëndroi nën urdhrat e trajnerit Kivu gjatë edicionit të kaluar. Fillimisht kontribuoi te Torino dhe më pas te Beshiktashi.
