Muharemoviq bëhet futbollisti i dytë më i shtrenjtë në historinë e

0%

Vera e këtij viti ishte e paharrueshme për mbrojtësin e ri Tarik Muharemoviq. Fillimisht ai ndihmoi Bosnjë e Hercegovinën të arrinte për herë të parë në histori fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, ndërsa më pas realizoi edhe transferimin më të madh të karrierës.

Muharemoviq nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Premier League me fanellën e Leeds United, që pagoi 40 milionë euro për kartonin e tij. Ai ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me klubin anglez. Me këtë transferim, 23-vjeçari është bërë futbollisti i dytë më i shtrenjtë në historinë e Bosnjë e Hercegovinës.

Rekordi vazhdon të mbahet nga Miralem Pjaniq, i cili u transferua nga Juventusi te Barcelona për 60 milionë euro. Muharemoviq e nisi karrierën te Wolfsberger në Austri, ndërsa paraqitjet e tij të mira bënë që Juventusi ta transferonte në vitin 2021.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në gusht të vitit 2024 ai kaloi në formë huazimi te Sassuolo, klub që përpara sezonit të kaluar vendosi të blinte përfundimisht kartonin e tij. Në kombëtaren e Bosnjë e Hercegovinës, Muharemoviq formon qendrën e mbrojtjes së bashku me Nikola Katiqin. Deri më tani ai ka zhvilluar 17 ndeshje me fanellën e “Zmajve”.

Burimi: Bota Sot