Luwawu-Cabarrot është basketbollisti i ri i Real Madridit

0%

Basketbollisti francez Timothe Luwawu-Cabarrot është zyrtarisht lojtar i ri i Real Madridit, ka njoftuar klubi spanjoll. Ish-lojtari i Baskonias ka nënshkruar kontratë me Realin deri në qershor të vitit 2028. Para se t’i bashkohej Baskonias, 31-vjeçari ka luajtur edhe për Mega Basket, ASVEL dhe Olimpia Milano.

Sezonin e kaluar ai zhvilloi vitin më të mirë të karrierës së tij profesionale, duke u konfirmuar si një nga krahët më të mirë në EuroLeague. Gjatë sezonit të fundit, Luwawu-Cabarrot regjistroi mesatarisht 18.3 pikë, 3.4 kërcime dhe 1.9 asistime për ndeshje në rreth 25 minuta lojë.

Ai u dallua edhe për efikasitetin e lartë në gjuajtje, me 55% saktësi për dy pikë, 41% për tre pikë dhe 90% nga vija e gjuajtjeve të lira.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot