Një termet i fuqishëm me magnitudë 7.3 ka goditur brigjet jugore të Meksikës të premten, më , gjë që ka shkaktuar edhe paralajmërimin për një cunami në pjesët që preken nga Oqeani Paqësor, raporton BBC. Nuk janë raportuar viktima apo dëme të mëdha në Meksikë ose Guatemala si pasojë e tërmetit, i cili raportohet se është ndjerë edhe në El Salvador.
Admirali Raymundo Morales, sekretar i Marinës së Meksikës, ka deklaruar për media se “nuk pati impakt serioz”, por njerëzit janë këshilluar që të qëndrojnë larg plazheve. Sistemi Amerikan i Paralajmërimit për Cunami ka paralajmëruar për valë të cunamit të rrezikshme përgjatë bregut të Meksikës dhe Guatemalas.
Siç raporton BBC, më vonë u regjistruan valë me lartësi 0.3 metra mbi nivelin normal të baticës në Puerto Madero dhe në shtetin Chiapas të Meksikës.
Disa orë pas paralajmërimit fillestar që u dha, Qendra tha se rreziku ka kaluar por këshilloi prap njerëzit në zonat e prekura që “të jenë të vëmendshëm dhe të kushtojnë kujdes afër detit.” Sipas Shërbimi Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tërmeti goditi në afërsi të qytetit bregdetar të peshkimit Puerto Madero në Meksikë në orën sipas kohës lokale ( sipas kohës në Kosovë) të premten.
Tërmeti kishte një thellësi prej 15.2 kilometrash. Governor Salomón Jara Cruz, of the southern Mexican state Oaxaca, said the quake was felt with “moderate intensity” but no significant damage had been reported. Guvernatori Salomón Jara Cruz i shtetit meksikan në jug, Oaxaca, tha se tërmeti u ndje me “intensitet mesatar”, por nuk është raportuar për dëme.
Eduardo Ramírez, guvernator i shtetit Chiapas, afër epiqendrës së tërmetit, tha gjithashtu se nuk ka pasur imapkt serioz, por shtoi se ai e ka udhëzuar kabinetin e tij që të pezullonte aktivitetet administrative dhe u bëri thirrje edhe sektorit privat të veprojnë njësoj.
Kurse, presidenti Bernardo Arévalo i Guatemalas ka thënë se agjencia e menaxhimit të emergjencave e shtetit, u angazhua të reagojë ndaj tërmetit me 5.6 magnitudë. Ai ka shtuar se nuk ka pasur ndonjë viktimë.
Administrat Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e Shteteve të Bashkuara (NOAA), e cila opron në qendrën paralajmëruese për cunami, parashikoi valë me lartësi më të vogël se 0.3 metra mbi nivelin e baticës përgjatë brigjeve të El Salvadorit, Kolumbisë, Kosta Rikës, Ekuadorit, Nikaraguas, Panamasë, Perusë dhe Honduras.
