Lula kundërshton tarifat amerikane: Brazili nuk do të bëjë lëshime

0%

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të bëjë lëshime ndaj Shteteve të Bashkuara dhe do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin ekonomik dhe politik. Reagimi i tij erdhi pasi Uashingtoni njoftoi vendosjen e tarifave të reja ndaj mallrave braziliane. “Brazili do të luftojë për sovranitetin e tij pa hezitim”, shkroi Lula në platformën X.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bëri të ditur se SHBA-ja do të vendosë tarifa prej 25 për qind për shumicën e mallrave që importohen nga Brazili. Ndërkohë, ministri i Jashtëm brazilian, Mauro Vieira, e akuzoi Uashingtonin se po i paraqet ultimatume Brazilit dhe se po kërkon qasje të lirë në tregun e brendshëm të vendit.

Vendimi pritet të rrisë tensionet tregtare dhe diplomatike ndërmjet dy vendeve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com