Shpërndaje në: “Është zëri i një gruaje që tërbohet në dashni edhe që me zjarrminë e vet erotike e djeg në zjarr tjetrin.
Por që pas plotësimit të asaj dominance të vet mundet edhe me e braktisë dhe me u kthye në dimensione në trajta të tjera, sepse veç dashnia ia vlen në këtë jetë”, ka thënë Donika Dabishevci kur ka folur për librin e saj “Grue prej zjermi”, i cilësuar si një rrëfim i sinqertë ku zjarri këtu nuk është vetëm metaforë e pasionit, por është kujtesë, plagë, shkrumb dhe njëkohësisht një rilindje e plotë Vigjilencë Islami “Grue prej zjermi” i flet pasionit me zërin e sinqertë dhe sapo mbyllet libri, nis dialogu.
Në këtë frymë ka qenë edhe përurimi i librit më të ri me poezi të Donika Dabishecit, një dialog jo vetëm për vargun e saj poetik, por edhe për temat që ajo trajton e për artin e poezisë në përgjithësi.
Që në hapja të ngjarjes, të enjten mbrëma në librarinë “Dukagjini”, studiuesi Elvin Blakaj tok me shkrimtarin e kritikun Ag Apolloni në panel, ka thënë se është një vepër që sapo e mbyll e kupton që nuk ka mbaruar së foluri me lexuesin, përkundrazi, aty fillon dialogu i vërtetë.
“Donika nuk është një emër që vjen rastësisht në poezinë shqipe, si poete, studiuese e letërsisë dhe njohëse e traditës poetike. Ajo ka ndërtuar prej vitesh një zë të veçantë, ku erudicioni nuk e mbyt ndjenjën dhe ndjenja nuk sakrifikon kurrë artin.
Kjo përvojë ndihet në çdo faqe të këtij libri, asnjë varg nuk është i rastësishëm dhe asnjë metaforë nuk është vetëm zbukurim”, ka thënë Blakaj në hapje të përurimit. Sipas tij, titulli “Grue prej zjermi” është çelësi i parë interpretues, zjarri këtu nuk është vetëm metaforë e pasionit, por është kujtesë, plage, shkrumb dhe njëkohësisht një rilindje e plotë.
“Është element që shkatërron, por edhe ai që farkëton”, ka thënë ai, duke shtuar se libri nuk është vetëm një përmbledhje poetike, por një univers poetik me koherencë të plotë, ku secila poezi komunikon me tjetrën dhe ku lexuesi duhet të ecë ngadalë.
Edhe Kulturë 9 o. më parë Netët klasike “nga një pyll te një trio yjesh dhe zjarret e ferrit” Ag Apolloni, njëherësh profesor i letërsisë, ka shkruar edhe parathënien e librit, por në përurim nuk është ndalur tek ajo. “Sot po e promovojmë një libër për të cilin e kam shkruar parathënien.
Nëse i them ato që kam shkruar, ju mund ta keni lexuar parathënien dhe i bie ta përsëris veten, por gjithsesi mendoj që për librin mund të flitet shumë më shumë se aq sa kam shkruar aty dhe për poezinë në përgjithësi mund të flitet dhe duhet të flitet më shumë”, ka thënë Apolloni.
Duke përmendur ditët e stome dhe duke iu referuar shekullit XXI, teksa është ndërlidhur me poezinë e Dabishevcit ka folur për rëndësinë e sinqeritetit.
“Termi sinqeritet pranohet edhe si term teorik, si term letrar dhe është shumë e rëndësishme që autori apo autorja të jetë e sinqertë në atë që shkruan dhe shpesh veprat, sidomos tek autofiksionet dhe veprat dokumentare, kërkohet ky sinqeritet në raport me shkrimin.
Dhe Donika nuk e sheh si të domosdoshme të shpërndajë ide, të shesë filozofi ndërmjet librit, por të ndajë diçka që është e sinqertë ashtu siç e ndjen dhe të jetë e sinqertë në raport me veten dhe rrjedhimisht edhe me lexuesin.
Vazhdimisht, prej fillimit, prej poezisë së parë deri në të fundit, edhe nëse në ndonjë poezi nuk pajtohemi plotësisht, e shohim se rrëfimi është i sinqertë”, ka thënë Apolloni. Autorja e librit, Donika Dabishevci, ka zgjedhur që me lexuesin të ndajë disa poezi teksa ka folur edhe për atë që “fsheh” vepra e saj.
Edhe Kulturë 13 o. më parë Osloja shndërrohet në galeri shumëngjyrëshe të grafiteve “Ju falënderoj secilin prej jush, një e nga një, që e keni gjetur kohën dhe keni ndarë kohën tuaj të çmuar për të ardhur në këtë promovim.
Ndjehem thellësisht e nderuar prej pranisë suaj, mirënjohje për profesor Ag Apollonin, si për parathënien edhe për fjalën e tij tash këtu sonte, për Elvinin dhe moderimin e tij të kujdesshëm”, ka thënë ajo.
Me botimin e librit “Grue prej zjermi” autorja ka thënë se ka ndjesinë sikur e ka përmbyllur një rrugëtim poetik që e ka nisur vjet më parë, pasi tri vëllimet e fundit nuk kanë qenë tri ndalesa të rastit, siç ka thënë ajo, por kanë qenë tri etapa të së njëjtës kërkesë poetike, tri mënyra për t’iu afruar së njëjtës temë – dashurisë.
“’Kan me ardh si deka’ e ka pasur dashurinë në trajtën e njëfarë pasioni të egër edhe të fuqishëm aty ku njeriu digjet për me jetu tjetrin. Te ‘E gjithkohshmja andërr’ kemi dashurinë për jetën edhe në ato çastet më të errëta, më të rënda, në luftë pra.
Ndërsa tek ‘Grue prej zjermi’ kthehet vështrimi i thellë te vetë qenia njerëzore, aty ku dashuria shihet si marrëdhënie mes dy njerëzve, në mënyrë që me e kuptu më mirë vetveten, me e kuptu tjetrin, kohën, identitetin…”, ka thënë Dabishevci.
Sipas përshkrimit të saj, zëri që flet në këto poezi është ai një gruaje, përtej atyre klisheve tradicionale të portretizimit të gruas në letërsinë shqipe. Ka thënë se aty është zëri i një gruaje të etur për dashuri, një gruaje që josh, që është egërsisht e vendosur ta marrë atë që do.
Edhe Kulturë 22 o. më parë “Terminal” e rikthen Baletin në Graz e duartrokitjet në skenë “Është zëri i një gruaje që tërbohet në dashni edhe që me zjarrminë e vet erotike e djeg në zjarr tjetrin.
Por që pas plotësimit të asaj dominance të vet mundet edhe me e braktisë dhe me u kthye në dimensione në trajta të tjera, sepse veç dashnia ia vlen në këtë jetë”, ka thënë ajo teksa ka lexuar poezinë e saj me titull “Ne ishim ndryshe, syni jem, krejt ndryshe…”. Deri në momentin e fundit, Elvin Blakaj kishte qenë i vendosur ta lexonte “Fjalët”, por ka ndërruar mendje.
Ka lexuar poezinë që e përmbyll librin “Grue prej zjermi” – “E lirë”. Në këtë frymë është përmbyllur përurimi i librit të Donika Dabishevcit e cila, pos si poete, njihet edhe si studiuese e letërsisë dhe botuese. Ka botuar proza poetike si “Krizantema të plasura”(1996), poezi ”Imazhe të brishta” (2004), ”Kam me ardhë si deka” (2015), ”Dashnisë së një nate” (2020), e shumë të tjera.
Ndër librat me poezi është edhe “E gjithkohshmja andërr” me të cilin mori edhe Çmimin si libri më i mirë me poezi më 2024 nga Ministria e Kulturës së Kosovës, dhe po ashtu si libri më i mirë me poezi gjatë Panairit të Librit në Prishtinë, 2024. Poezitë e saj tashmë janë të përkthyer në 11 gjuhë.
Ato flasin në gjuhën angleze, gjermane, frënge, italiane, suedeze, bullgare, rumune, turke, serbe, maqedonase e esperanto.
