Dy serbë dhe një shqiptar janë dërguar në mbajtje për 48 orë nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se tentuan ta përvetësonin dhe shisnin një parcelë në vlerë mbi 1 milion e 500 mijë euro. Sipas Policisë, të dyshuarit janë shtetasit serbë M. T dhe L. Sh, si dhe shtetasi kosovar, M. R.
Policia ka siguruar prova përmes së cilave thotë se dëshmohet se tre të dyshuarit kanë kryer veprime të kundërligjshme, si falsifikimin e dokumenteve të Serbisë, përdorimin e dokumenteve të rrejshme si të vërteta, gjithashtu duke prezantuar një person të rrejshëm si person të vërtetë.
“Kanë tentuar që përmes noterit, ta tjetërsojnë, shesin parcelën në sipërfaqe prej rreth 2 hektar me lokacion në Sllatinë të Fushë Kosovës. Të dyshuarit, njëkohësisht dyshohet që përmes mashtrimit (dokumenteve të falsifikuara), kanë tentuar që të njejtën parcelë tua shesin disa blerësve, në vlerë totale prej 1 milion e 550 mijë euro.” – thuhet në .
Policia njofton se të gjitha veprimet janë ndërmarr në konsultim me prokurorin kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Si rezultat i veprimeve të ndërmarra është vërtetuar se: Personat e dyshuar duke falsifikuar pasaportën dhe letërnjoftimin e Serbisë në emrin e pronarit të vërtetë të parcelës, kanë tentuar që përmes mashtrimit, ta shesin pronën e viktimës dhe njëkohësisht t’i mashtrojnë personat tjerë/blerësit, duke ua marr shumën prej 1,550,000 euro.” – njofton Policia.
Kështu, sipas Policisë, të dyshuarit kanë kryer veprat penale: “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Legalizimi i përmbajtjes se rreme” dhe janë intervistuar sot, më , në prezencë të avokatëve.
