Çudit me ekipin e ri

0%

Jurgen Mehidri është futbollisti më i ri i KF Trepçës nga Mitrovica. Pasi mbylli aventurën e tij me Korabin, portieri 28-vjeçar ka vendosur të nisë një rrugëtim të ri në Ligën e Parë të Kosovës. Për Mehidrin, kjo është aventura e parë jashtë Superiores apo Kategorisë së Parë dhe rrjedhimisht e para në Kosovë.

Karriera e 28-vjeçarit ka bindur ekipin nga Mitrovica, që ta afrojë në “gjirin” e tij. Kujtojmë se “gardiani” e ka nisur karrierën e tij në kryeqytet, me Shkëndijën e Tiranës. Më tej, ai është aktivizuar me Laçin, Tërbunin, Vorën, Vllazninë, Besën e Kavajës dhe Korabin.

Burimi: Bota Sot