Atletico ia mbyll “derën” Barçës për Alvarezin

0%

Shpërndaje në: Atletico Madridi ka bërë të qartë se Julian Alvarez nuk është në shitje, duke i dhënë fund spekulimeve për një transferim të mundshëm te skuadra e Barcelonës. Presidenti i Atleticos, Miguel Angel Gil, deklaroi se nuk do të pranojnë asnjë ofertë për sulmuesin argjentinas, pavarësisht shumës së ofruar.

Sipas tij, Atletico e sheh Alvarezin si pjesë kyçe të projektit dhe synon ta mbajë në skuadër për një kohë të gjatë, duke theksuar se “dera” për Barcelonën është e mbyllur. Barça ka kohë që është duke insistuar në transferimin e qendërsulmuesit. Madje ka bërë edhe ofertë. Edhe dëshira e 26-vjeçarit është t’i bashkohet gjigantit katalunjas.

Edhe Futboll 5 muaj më parë Barça luan te Girona, Reali pret Sociedadin “Qëndrimi im është i qartë, ashtu si edhe qëndrimi i klubit. Ia kemi bërë të ditur lojtarit, përfaqësuesve të tij dhe presidentit të Barcelonës. Julian është sulmuesi ideal për Atletico Madridin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nuk pranuam një ofertë prej 100 milionë eurosh dhe nuk do të pranojmë as një ofertë prej 150 milionë apo madje 200 milionë eurosh për Julian Alvarezin. Ne duam ta mbajmë Julianin”, ka thënë 63-vjeçari, shkruajnë të premten mediumet spanjolle. Alvarez me Atleticon ka kontratë deri në verën e vitit 2030.

Burimi: Koha