Shpërndaje në: Kupa e Botës do të mbyllet këtë fundjavë me ndeshjet Franca – Anglia, e vlefshme për vend të tretë të shtunën, dhe finalen Spanja – Argjentina, që zhvillohet të dielën. Mediumi i njohur gjerman, “Kicker”, ka publikuar një shkrim ku tregon për avantazhet që kanë përfaqësueset në këto dy ballafaqime.
Për finalen e Botërorit ka shkruar se Spanja e ka avantazh faktorin e rikuperimit, pasi e ka një ditë më shumë pushim në krahasim me përfaqësuesen nga Amerika e Jugut. Ka shkruar edhe për “rezervat e energjisë”, duke komentuar se Spanja ka kaluar në finale pa vështirësi dhe pa luajtur në vazhdime. Argjentina i kishte dy ndeshje 120 minutëshe.
Argjentina është mbështetur në shpirt luftarak, dhe natyrisht me faktorin magjik, Lionel Messi. Paraqitja e tij mund t’i ndihmojë Argjentinës ta mbrojë me sukses trofeun e Botërorit.
