Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident i cili ka ndodhur sot rreth orës mes dy veturash në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Doberllukë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Sipas tij, të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.
“Sot, rreth orës , në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Deberllukë, është shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar. Në aksident janë përfshirë dy vetura në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.
