Zjarri përfshinë jetimoren në Algjeri, vdesin 11 fëmijë, lëndohen 19

0%

Një zjarr që përfshiu një jetimore pranë kryeqytetit të Algjerisë ka shkaktuar vdekjen e 11 fëmijëve dhe ka lënduar 19 të tjerë në orët e hershme të së enjtes, njoftuan autoritetet.

Agjencia e Mbrojtjes Civile e këtij shteti bëri të ditur se flakët shpërthyen rreth orës 3 e 30 minuta, në një institucion dykatësh për përkujdesje të fëmijëve në Mohammedia, në periferi lindore të kryeqytetit Algjer, raporton AP. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur moshën e viktimave ndërsa që nuk raportohet se në mesin e të vdekurve ose të plagosurve ka edhe të rritur.

Pesë fëmijë me aftësi të kufizuara në lëvizje, u evakuuan nga ekipet e shpëtimit, ndërsa disa nga të lënduarit u dërguan në një spital të specializuar për trajtimin e djegieve, tha nënkoloneli Nassim Bernaoui, shef i komunikimit në Mbrojtjen Civile. Presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune, shprehu ngushëllimet e tij nga Berlini, ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ngjarja e hidhur ndodhi në Ditën Kombëtare të Fëmijëve në Algjeri, në një kohë kur vendi po përballet me një valë të fortë të nxehti, e cila, sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile, ka shkaktuar gati 1.000 zjarre gjatë javës së fundit.

Burimi: Bota Sot