Shpërndaje në: Anglia do ta zhvilloj ndeshjen për vend të tretë në Kupën e Botës 2026 kundër Francës të shtunën. Por a do të jetë paraqitja e fundit e Kanet në Botëror me Anglinë? Sulmuesi anglez i Bayernit, nuk është i sigurt nëse ky është Botërori i fundit në karrierën e tij. “Është ende shumë herët për të thënë. Do ta marr parasysh vit pas viti dhe do të shoh se si ndihem.
Më pëlqen të luaj për Anglinë,” tha sulmuesi 32-vjeçar, Harry Kane. Ai gjithashtu përmendi edhe legjendën e Argjentinës, Lionel Messin, që pavarësisht moshës, ai ende luan në nivel të lartë. “Katër vjet është një kohë e gjatë. Nga ana tjetër, mund të shohësh dikë si Messi që ende luan në nivel të lartë edhe në moshë më të madhe. Sinqerisht nuk e di”, theksoi Kane.
Edhe Botërori 2026 1 muaj më parë A do të jetë Botërori i fundit për Ronaldon? Kanë deri më tani për Anglinë ka shënuar gjashtë gola në Kupën e Botës. Ai së bashku me Lionel Messin dhe Kylian Mbappen dhe Jude Bellinghamin janë në garë për Këpucën e Artë. Bellingham po ashtu ka gjashtë gola, ndërsa Messi dhe Mbappe nga tetë.
