Ky ishte rekordi spektakolar i gjeneratës së artë të Prishtinës së

0%

Gjenerata e artë e klubit të futbollit Prishtina për 30 muaj nuk kishte pësuar humbje si vendas në kryeqytetin e Kosovës. Nga 14 marsi i vitit 1982 kur ishte në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë – Grupi i Lindjes, deri më 8 shtator të vitit 1984 në Ligën e Parë, nuk ak njohur humbje në Prishtinë. 19 ndeshje rresht ishte e pamposhtur si vendas në Ligën e Parë.

Pas 30 muajve, Prishtina si vendas pësoi humbje (më 8 shtator, e shtunë në vitin 1984) nga Partizani i Beogradit. “Sa i çuditshëm është futbolli! Para tri ditësh, Prishtina me një lojë të madhe luajti baras me Hajdukun në Split (2:2), dhe ja, dje, pësoi disfatën e parë pas 30 muajve, kur më 14 mars të vitit 1982 humbi nga Bori me 0:1.

Por tash në shoqërinë elitë të futbollit jugosllav, nga nënkampioni shtetëror, Partizani i Beogradit me 1:2 (1:1). S’do mend se kjo disfatë i dëshpëroi dashamirët më besnikë të skuadrës së kryeqendrës së Kosovës, të cilët, dje, për habi të të gjithëve, kishin ardhur me numër të përgjysmuar për t’i ndihmuar pulenët e tyre, e për çka na merr mendja fajtor kryesor është transmetimi i ndeshjes”, kështu ka shkruar sporti i “Rilindjes” më 9 shtator të vitit 1984.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prishtina – Partizani 1:2 Stadiumi i qytetit në Prishtinë. Spektatorë afro 15.000. Moti i nxehtë, kurse terreni jo fort i përshtatshëm për lojë. Golat i shënuan Kujtim Shala në minutën 14 për Prishtinën dhe DRagan Mance në ato 31 e 60 për Partizanin. Ndeshjen e referoi Nikola Roganoviqi i Zrenjaninit, me asistimin e Aldo Soldatiqit nga Rijeka dhe Vase Nikollovskit nga Shkupi.

Me kartona të verdhë u ndëshkuan Mehinoviqi dhe Batroviqi të Prishtinës, e Radoviqi e Jeshiqi të Partizanit. Prishtina: Neshet Zhaveli 6, Skënder Shengyli 6, Shefqet Sinani 6 (Behajdin Gjinali 6), Sahit Kelmendi 6, Rifat Mehinoviqi 5, Xhevdet Muriqi 7, Kujtim Shala 6, Mensur Nexhipi 5 (Agim Cana 6), Fadil Vokrri 7, Fadil Muriqi 5 dhe Zoran Batroviqi 6.

Partizani: Omeroviqi 6, Radoviqi 6, Rojeviqi 6, Jeshiqi 7, Kaliçanin 6, Radanoviqi 7, Gjelmashi 6 (Vuçiçeviqi), Kolbi 6, Mance 8, Dimitrijeviqi 7 (Radulloviqi 6) dhe Klinçarski 7.

Burimi: Bota Sot