Trepça, Bashkimi dhe Peja mësojnë kundërshtarët në FIBA Europe Cup

0%

Klubet tona kanë mësuar kundërshtarët e tyre në edicionin 2026/27 të FIBA Europe Cup, pas shortit të hedhur të enjten në Munih, Gjermani. Kampionia e Kosovës, Trepça, është shortuar në Grupin A, ku do të përballet me Promitheas Patras (Greqi), Opava (Çekia), VET-CONCEPT Gladiators Trier (Gjermani); Split (Kroaci), Batumi 2010 (Gjeorgji).

Bashkimi do të garojë në Grupin F, ku do të përballet Bigbank/Kalev (Estoni); Glint Manisa Basket (Turqi), Elan Chalon (Francë), Valmiera Glass VIA (Letoni) dhe Manchester Basketball (Britania e Madhe). Ndërkohë, Peja do ta nisë rrugëtimin evropian nga raundi kualifikues, ku do të përballet me Dinamo Bukuresht (Rumani).

Ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa fituesi do të sigurojë një vend në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup. Ndeshjet kualifikuese janë planifikuar për 23 dhe 30 shtator, ndërsa faza e grupeve e FIBA Europe Cup 2026/27 do të nisë më 7 tetor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot