Shpërndaje në: Pamje të reja të publikuara në rrjetet sociale duket se kanë zbuluar arsyen e përplasjes mes Jude Bellinghamit dhe futbollistit argjentinas Valentin Barco pas përfundimit të gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës.
Bellingham ishte vlerësuar gjatë gjithë turneut për qetësinë dhe sjelljen e tij në fushë, por pas humbjes 2:1 dhe eliminimit të Anglisë, mesfushori anglez humbi kontrollin teksa po shikonte festën e argjentinasve dhe e goditi me shuplakë Barcon.
Sipas pamjeve të reja, menjëherë pasi Enzo Fernandez shënoi golin e barazimit, Valentin Barco, i cili nuk ishte aktivizuar në ndeshje, vrapoi në fushë për të festuar me bashkëlojtarët. Megjithatë, ai devijoi nga drejtimi i tyre dhe u ndal pranë Bellinghamit, ku kërceu dhe festoi me grushtin lart, në atë që shumë e interpretuan si një provokim ndaj yllit anglez.
VIDEO: Edhe Botërori 2026 1 d. më parë Rivaliteti, lufta dhe Maradona – pse ndeshja Angli – Argjentinë shkon përtej futbollit?
JAJAJA EL COLO BARCO SE FUÉ A GRITARLES A LOS INGLESES EL GOL DE ENZO FERNANDEZ POR ESO LE DIÓ UN SOPAPO BELLINGHAM, POR FAVOR SCALONI NECESITO QUE JUEGUE LA FINAL LAS COSAS QUE LES PUEDE HACER A LOS GALLEGOS NO TIENEN NOMBRE pic.twitter.com/VlGUUJgcd1 — Boludos con Amarok (@BoludoscnAmarok) July 16, 2026 Bellinghami duket se nuk e harroi atë veprim.
Pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa futbollistët argjentinas po festonin kualifikimin në finale, ai iu afrua Barcos dhe, sipas pamjeve, e goditi me shuplakë në pjesën e pasme të kokës. Barco reagoi menjëherë duke e shtyrë Bellinghamin, ndërsa një lojtar i Argjentinës ndërhyri për t’i ndarë.
VIDEO: Edhe Botërori 2026 1 j. më parë Aty ku është Kane, ka shpresë për fitore 😱 ¡EL ENGANCHÓN DE BELLINGHAM CON LOS JUGADORES DE ARGENTINA TRAS EL FINAL! #NuestroMejorMundial #NuestroMejorMundialAS @jfelixdiaz @as_tv pic.twitter.com/9Y8rlgG2TL — Diario AS (@diarioas) July 15, 2026 Argjentina fitoi 2:1 ndaj Anglisë dhe siguroi kualifikimin në finalen e Kupës së Botës, ku do të përballet me Spanjën të dielën.
