Nuk është aspak e lehtë ta dënosh pengmarrësin në Beograd!

0%

Ministrja e Serbisë për pushtetin lokal dhe nënkryetare e Partisë Socialiste të Serbisë, themeluar nga Sllobodan Milosheviç, zonja Snezhana Paunoviq, ka deklaruar para pak ditësh në një emision televiziv të Beogradit se “Po të isha unë në vend të Milosheviçit, do ta spatroja etnikisht Kosovën në vitin 1998”!

Pra, ajo është e pakënaqur që shqiptarët vazhdojnë të jetojnë në Kosovën e lirë e të pavarur dhe se ajo do të donte që në Republikën e Kosovës të jetonin vetëm serbë. Paunoviq shpreson madje se do të vijë një ditë kur ky projekt i saj do të bëhet realitet. “Kemi pritur 500 vjet, tha ajo, për t’u çliruar nga Turqia” dhe ia arritëm.

Do të presim derisa KFOR-i të largohet nga Kosova dhe atëherë do të veprojmë. Sepse pushtim të përjetshëm nuk ka”, u shpreh politikania dhe anëtarja e qeverisë serbe. Ndërkaq shefi i saj, Ivica Daçiq, i cili është ministër i Brendshëm i Republikës së Serbisë, e mori në mbrojtje zevendësen e vet partiake kur deklaroi se nuk është në rregull që Paunoviq të goditet për atë deklaratë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ajo thjesht është e pakënaqur që shqiptarët e Kosovës nuk u deportuan në Shqipëri, në atdheun amë të tyre”! Kurse nga kryeministri, presidenti ose ndonjë politikan tjetër në pushtet në Serbi nuk pati asnjë reagim, asnjë kundërshti. Vetëm deputeti i vetëm shqiptar, Shaip Kamberi, ka kërkuar mocion në parlammentine Serbisë ndaj ministres në fjalë, por vetëm kaq.

Me siguri që Shuaip Kamberi do të mbajë qëndrimet e tij të vendosura në këtë rast. Ministri i Punlve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, e shpalli Snezhana Paunoviq nongrata përgjithmonë. Por duhet shpallur non grata në Kosovë edhe Ivica Daçiq dhe nëse ai ka shtetësi të Kosovës atëherë i duhet hequr edhe shtetësia. Kosova në përgjithësi ka reaguar ashpër.

Por mbi të gjitha ajo do të duhet të nxjerrë mësimin historik, që të aftësohet për ta mbrojtur veten e saj në çdo rast e në çdo kohë prej aventurave të Serbisë kundër saj! Ndërsa Shqipëria është krejt indiiferente dhe as ka ndërmend që trë shpallë non-grata jo më një ministër, por as edhe një qytetar serb, qoftë ky dhe Milan Radoiçiq.

Kryeministri dhe ministri ynë i brendshëm janë të gatshëm të shpallin non-grata shqiptarët që mbajnë fjalime qortuese në Tiranë për qeverinë. Nuk shpallin si të tillë ministrat e Vuçiqit, të cilët kërcënojnë shqiptarët në Kosovë për asgjësim fizik! Në Shqipëri ka reaguar opozita, duke e dënuar ashpër këtë deklaratë.

Mediet kanë bërë intervista, por më së shumti duke e interpretuar ngjarjen si produkt të përpjekjeve për kapital politik, pasiqë Serbia është në fushatë ose prag-fushate elektorale. Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, bëri një status në rrjetet sociale dhe thjesht bëri sikur po mban qëndrim.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dha një intervistë në Euroneës Serbia dhe nuk guxoi të flasë për këtë deklaratë skandaloze të ministres serbe të pushtetit lokal, Snezhana Paunoviq.

Për ta kompensuar disi këtë mungesë prononcimi, Rama përdori retorikën “patriotike”, duke thënë se Kosova nuk është më Kosovo-Metohi, për është Republika e Kosovës dhe duke kërkuar që Beogradi ta njohë këtë realitet. Por çfarë ajo pëlhura e shijes beogradase që përdorin këta të dy, Hoxha dhe Rama, për ta mbuluar atë që deklaroi një anëtare e kabinetit të Aleksandër Vuçiq?!

Po ta lexoni shënimin e Ferit Hoxhës do të gjeni formulime të tilla si, “Deklarata e një anëtari të qeverisë së Serbisë “është e papranueshme, tronditëse dhe fyerje për viktimat e luftës”! Në fakt ajo deklaratë është fyerje jo vetëm për viktimat e luftës. Eshtë fyerje e madhe për ata që jetojnë sot në Kosovë dhe për të gjithë ne që marrim frymë si shqiptarë!

Feriti e quan këtë deklaratë si përpjekje për relativiizim dhe normalizim të krimeve të rënda kundër njerëzimit, gjë që bie ndesh me vlerat europiane, shkruan ai. Në të vërtetë ajo deklaratë dhe mbrojtja që ia bën Ivica Daçiq nuk relativizon e normalizon krimet në Kosovë.

Relativizimin dhe normalizimin e krimeve të Serbisë në Kosovë e ka bërë refuzimi i Edi Ramës, Ferit Hoxhës dhe mazhorancës së sotme për të dënuar genocidin serb në Kosovë përmes një rezolute në parlament dhe përmes angazhimit të qeverisë shqiptare për të bërë padi në Hagë kundër këtyre krimeve.

Ferit Hoxha në shënimin e tij shkruan se besimi nuk kthehet duke bërë deklarate të tilla dhe se rajoni ka nevojë për paqe. Ndërkohë Paunoviq thotë hapur se po pret kohë më të mira për ta çuar deri në fund atë masakër dhe genocid, të cilin në Kosovë e la në mes të rrugës Sllobodan Milosheviç!

Për të gjitha këto që thashë, deklarimi i Ferit Hoxhës është relativizim dhe normalizim i deklaratës së anëtares së qeevrisë serbe. Ai nuk ka guxuar as emrin t’ia përmend Snezhanës. Po ashtu Edi Rama e pati shansin të thotë diçka kundër kësaj deklarate dhe mbrojtjes që i bën asaj Ivica Daçiq, por edhe ai nuk guxoi ta bëjë këtë në intervistën për Euroneës Serbia.

Njësoj si Rama dhe Ferit Hoxha mendon edhe Marta Koss. Ajo thotë se “Këto janë qëndrime të një ministreje, që nuk paraqesin qëndrimin e qeverisë së Serbisë”! Shkurt edhe Koss iu bashkua korit të qeverisë shqiptare për të dënuar Paunoviç!

Po shyqyr Zotit ishte deputetja britanike, Alicia Kearns, ajo që deklaratën në fjalë e konsideroi të turpshme dhe e quajti madje njollë mbi qeverinë e Serbisë. Pse nuk shprehen as në kuotat e Kearns qeveritarët e Tiranës? Sepse janë peng në Beograd. Për Edi Ramën ka me qindra prova të bashkëpunimit të tij anti-shqiptar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Por Rama është peng edhe i Ivica Daçiq, i cili me mandolinë i ka kënduar serenata kryeministrit tonë me rastin e një prej ditëlindjeve të tij. Shumë veorime të turpshme të Edi Ramës janë filmuar dhe përveç kësaj janë dokumentuar edhe bisedat dhe premtimet e panumërta të kryeministrit shqiptar në shërbim të presidentit të Serbisë dhe vetë shtetit serb. Prandaj Rama është gojë-kyçur.

Po ashtu edhe Ferit Hoxha, i cili ka lobuar në favor të interesit serb për ndarjen e Kosovës. Nuk është lehtë që të dënosh pengmarrësin!

Burimi: Bota Sot