Sipas Agjencisë së Statistikave, në majin e 2026-tës, Kosova ka shënuar rritje të konsumit të energjisë për 8.8% krahasuar me majin e vitit 2025. Ndërsa sa i përket prodhimit të energjisë, sipas ASK-së, në maj të 2026 pati 51.38% rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Në muajin maj 2026, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga hidrocentralet ishte 49.22 GWh, ku krahasuar me maj 2025, u rrit për 51.38 %.”- thuhet në njoftimin e ASK-së. “Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 484.02 GWh ose (-0.41 %) me e vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak” – thuhet tuje në njoftim.
Ndërkohë që importi i energjisë elektrike në maj 2026 arriti në 422.31 GWh, ndërsa eksporti ishte 205.27 GWh (duke përfshirë edhe sasinë e transmetuar). Sa i përket prodhimit të thëngjillit, në maj 2026 u prodhuan rreth 301,303 mijë tonë, duke shënuar një rënie të konsiderueshme prej 37.25% krahasuar me majin e vitit të kaluar.
Statistikat e plota mbi prodhimin dhe konsumi e energjisë i gjeni KËTU . Sipas të dhënave të ASK-së, Amvisëria ka konsumuar më së shumti energji elektrike gjatë majit të këtij viti.
Sipas ASK-së, 58.3% e konsumit erdhi nga amvisëria. 25.8% ishte konsum komercial. 11% ishte konsum nga Industria. 2.1 % ishte konsum nga Konsumatorët 220-110kv. 1.9% ishte konsum nga Mihjet. 0.9% nga Ndriçimi publik&të tjerat. Pasqyra e prodhimit, konsumit dhe raporti i energjisë elektrike | Burimi: ASK Struktura e konsumit të energjisë elektrike, maj 2026 | Burimi: ASK
