​Aktakuzë për postim në Facebook, dyshohet për nxitje të urrejtjes

0%

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.K. për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, sipas aktakuzës , më , i pandehuri, përmes rrjetit social Facebook, dyshohet se me dashje ka ndërmarrë veprime me qëllim të nxitjes dhe përhapjes publike të urrejtjes dhe mosdurimit ndërmjet grupeve fetare.

“Aktakuza pretendon se i pandehuri i I.K., përmes veprimeve të tij inkriminuese, ka përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve fetare, duke cenuar bashkëjetesën ndërfetare në Republikën e Kosovës dhe duke rrezikuar rendin dhe qetësinë publike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Çështja penale do të shqyrtohet nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila do të vendosë lidhur me akuzat e ngritura”, thuhet në njoftim.

Burimi: Telegrafi