Moti sot: Temperatura deri në 30 gradë Celcius

0%

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten, më , do të mbajë mot pjesërisht i vranët, me intervale me diell. Në disa zona parashihen ende riga lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht gjatë orëve të pasdites. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet nga 26°C deri në 30°C.

“Era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar”- thuhet në njoftim. Sipas IHMK-së, kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore. Temperaturat e ngrohta dhe prania e intervaleve me diell do të mundësojnë zhvillimin normal të proceseve fiziologjike të bimëve.

Reshjet e pritshme nga e mërkura deri të enjten (.2026) do të përmirësojnë përmbajtjen e lagështisë në shtresën sipërfaqësore të tokës, duke lehtësuar stresin hidrik te kulturat pranverore dhe perimet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Megjithatë, në zonat ku paraqiten shtrëngata me intensitet më të lartë, mund të ketë lokalisht rrjedhje sipërfaqësore të ujit dhe ndërprerje të përkohshme të punimeve bujqësore”- vazhdon njoftimi. Fermerëve u rekomandohet që spërkatjet me preparate fitosanitare t’i planifikojnë jashtë periudhave me reshje.

Ndërsa për kushtet biometeorologjike thuhet se do të jenë kryesisht të favorshme për shumicën e popullatës. Në ditët me temperatura më të larta, sidomos të mërkurën dhe të premten (15 dhe ), gjatë orëve të mesditës rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në rrezet direkte të diellit, konsumimi i sasive të mjaftueshme të lëngjeve dhe kufizimi i aktiviteteve fizike intensive në ambient të hapur.

Personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët sipas IHMK-së duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë intervaleve me temperatura më të larta. “Gjatë shtrëngatave të mundshme me shkarkime elektrike rekomandohet shmangia e qëndrimit në hapësira të ekspozuara”- përfundon njoftimi.

Burimi: Kallxo