Mickoski-Brojer: Maqedonia e Veriut dhe Gjermania drejt bashkëpunimit

0%

Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, sot së bashku me ministrin e Mbrojtjes Vllado Misajllovski realizoi takim me kryeshefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura (FA) të Republikës Federale të Gjermanisë, gjeneralin Karsten Brojer.

Mickoski në një postim në profilin e tij në Fejsbuk thekson se në takim është biseduar për përparimin e bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje, forcimin e partneritetit në kuadër të NATO-s, si dhe sfidat aktuale të sigurisë me të cilat përballet Evropa. “Sot u takuam me kryeshefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjermane, gjeneralin Karsten Brojer.

Biseduam për përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje, forcimin e partneritetit në kuadër të NATO-s, si dhe sfidat aktuale të sigurisë me të cilat përballet Evropa.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Së bashku konfirmuam vendosmërinë tonë për thellimin e bashkëpunimit përmes shkëmbimit të përvojave, aktiviteteve të përbashkëta dhe zhvillimit të mëtejshëm të kapaciteteve të forcave të armatosura, me qëllim forcimin e sigurisë rajonale dhe euroatlantike”, thekson Mickoski.

Në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Armatën dhe Shtetin e Maqedonisë, gjenerali Brojer realizoi takim me kryeshefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajorin Sashko Lafçiski, ministrin e Mbrojtjes Vllado Misajllovski, si dhe presidenten e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova.

Burimi: Telegrafi