Messi u përgjigjet kritikëve, kjo nuk pritej

0%

Lionel Messi ka reaguar ndaj zërave që pretendojnë se Argjentina ka pasur favorizim në rrugëtimin drejt finales së Kupës së Botës, duke theksuar se suksesi i kombëtares është rezultat i punës dhe sakrificës së ekipit. Kapiteni argjentinas, pas kualifikimit në finalen e madhe, u shpreh krenar për arritjen e skuadrës, duke nënvizuar se askush nuk ua ka falur suksesin.

“Është e çmendur ajo që kemi arritur. Edhe një finale e Kupës së Botës… Kjo mund t’i bëjë disa njerëz të mërziten dhe mund të thonë çfarë të duan. Ky grup tregon se askush nuk na ka dhënë asgjë falas”, tha Messi. Messi vlerësoi paraqitjen e Argjentinës në gjysmëfinale, duke theksuar karakterin që tregoi ekipi edhe në momentet më të vështira të ndeshjes.

“Ne garojmë, luftojmë dhe gjithashtu luajmë futboll të bukur. Shikoni si luajtëm, e dominuam Anglinë edhe kur ishim në disavantazh. Jam krenar dhe i lumtur që po i bëjmë të lumtur të gjithë argjentinasit”. Argjentina do të përballet me Spanjën në finalen e Kupës së Botës, ndërsa Messi do të ketë mundësinë ta mbyllë karrierën e tij në Botëror me një tjetër trofe historik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot