Policia e Kosovës ka vazhduar kontrollet në rrugë, duke shqiptuar 2 mijë e 610 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat e trafikut gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar dhjetëra aksidente në vend. 45 prej tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa 17 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar.
Përveç masave në trafik, Policia ka njoftuar edhe për veprime të tjera operacionale, ku janë arrestuar 14 persona, ndërsa 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion dhe respektim të rregullave të trafikut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në rrugë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
