“Republika nuk është pronë” – Dita e 92-të e protestës, qytetarët

0%

Qytetarët kanë përcjellë sërish mesazhe të forta përmes pankartave që shfaqin në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës, e cila shënon ditën e 92-të të saj. Në një pankartë, qytetarët ironizojnë “Besën” e Ramës, duke e cilësuar si mashtrimin dhe propagandën e radhës së kreut të qeverisë.

“Ju me bmledhje në Lundër e me luks pa mbarim, kodi i ‘Besës’ tuaj është thjesht një mashtrim”, thuhet në pankartë. Në një tjetër theksohet se ‘Republika nuk është pronë’, referuar akuzave se kryeministri Rama po e trajton vendin si të ishte pronë e tij. Në një tjetër theksohet: “13 vjet në tradhti, sot na flet për virgjëri. Mos na shit fjalë magjike, nuk ka k*rvë me prani besnike”.

Burimi: Bota Sot