Lionel Messi frymëzoi një rikthim sensacional për Argjentinën në fitoren 2-1 kundër Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke dhënë dy asistime për Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez. Argjentina siguroi finalen e dytë radhazi në Kupën e Botës, ku do të ndeshen me Spanjën, të dielën, më 19 korrik nga ora në “MetLife Stadium”.
Përpara finales së madhe kundër Spanjës, Messi lëvdoi dominimin e kombëtares La Roja, stilin e tyre të lojës dhe kontingjentin e Barcelonës. Faleminderit që na dhe edhe një vallëzim të fundit, Leo Messi “Ata janë një ekip i jashtëzakonshëm me lojtarë të shkëlqyer dhe një stil të shkëlqyer loje – një ekip që e njoh mirë”, ka thënë fillimisht ikona argjentinase.
“Është një filozofi futbolli; ata kanë luajtur në këtë mënyrë për shumë vite dhe unë i njoh lojtarët”. “Ai është më i mirë nga sa mendoja”, Anthony Gordon i përulet Messit “Gjithashtu i njoh lojtarët. Jam përballur me shumë prej tyre më parë dhe ende i ndjek”. “Disa luajnë për Barçën, një klub që e kam dashur gjithmonë dhe vazhdoj ta ndjek.
Do të jetë një ndeshje e veçantë, shumë e barabartë”, përfundoi Messi.
