Në fshatin Shkozë të Prizrenit po dyshohet se persona të panjohur kanë vjedhur disa pjesë nga trafo e kompanisë së një qytetari. Ai ka raportuar në Policinë e Kosovës se kjo i ka shkaktuar dëme materiale. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë dhe dëmtim prone.
Burimi:
Kallxo
