Kosova aplikon për lirimin e fondeve evropiane, Zulfaj: Pa bllokada

0%

Kosova ka dorëzuar kërkesën e parë zyrtare për lirimin e fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje të Bashkimit Evropian, duke përfshirë reformat e përfunduara deri më 30 qershor.

Këtë e ka bërë të ditur kryenegociatori i Kosovës me BE-në dhe Koordinatori Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, Jeton Zulfaj, i cili tha se kërkesa është dorëzuar brenda afatit zyrtar. Sipas tij, në kërkesë janë përfshirë të gjitha reformat e realizuara që ishin paraparë në Agjendën e Reformave, përfshirë edhe ato që janë përfunduar para afatit.

Zulfaj bëri të ditur se Bashkimi Evropian do të ketë tre muaj kohë për të vlerësuar dëshmitë e dorëzuara nga Kosova, pas së cilës do të merret vendimi për lirimin e fondeve. Megjithatë, ai tha se në këtë kërkesë nuk janë përfshirë gjashtë hapa reformues që nuk janë përfunduar deri në afat, për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Pesë prej tyre përmbanin ligje që duhej të kalonin në Kuvend, ndërsa një ishte hap që nuk mund ta aprovonte Qeveria në detyrë”, ka deklaruar Zulfaj. Ai ka vlerësuar se bllokada në Kuvend ka ndikuar negativisht jo vetëm në ritmin e reformave, por edhe në fondet e Bashkimit Evropian të dedikuara për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës.

“Nëse Kuvendi do të ishte funksional, të gjithë hapat do të arriheshin në kohë. Nëse nuk do të kishim bllokadën në Kuvend, Kosova do t’i printe rajonit në përmbushjen e reformave”, ka shkruar Zulfaj. Ai bëri të ditur se hapat reformues të papërfunduar do t’i përcillen legjislaturës së re pas konstituimit të saj.

Kërkesa e radhës për lirimin e fondeve nga Kosova, sipas Zulfajt, pritet të dorëzohet më , ndërsa deri në fund të këtij viti institucionet duhet të përmbushin dhjetëra hapa të tjerë reformues. Instrumenti për Reforma dhe Rritje i BE-së synon të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor përmes financimit të reformave që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe procesin e integrimit evropian.

Burimi: Telegrafi