Kallëzim i ri në SPAK për ish-zv/kryeministren/ Adriana Kalaja:

0%

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja ka deklaruar se ka depozituar dy kallëzime penale në SPAK ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, njëri për çështjen e “Bankers” dhe tjetri për një park fotovoltaik. Kalaja tha se kallëzimi për parkun fotovoltaik, sipas saj, është regjistruar dhe se pritet të japë shpjegimet e saj në Prokurorinë e Posaçme.

Ajo bëri me dije se është thirrur së fundmi nga SPAK për t’u pyetur lidhur me kallëzimin. Duke folur për çështjen “Bankers”, Kalaja deklaroi se po zhvillohet një hetim i thelluar dhe se në dokumentet e paraqitura prej saj janë ngritur dyshime për vepra penale si ushtrim ndikimi të paligjshëm, korrupsion pasiv, përfitim interesash të paligjshme, pastrim të produkteve të veprës penale, si dhe grup i strukturuar kriminal.

Sipas saj, përgjegjësia i atribuohet Belinda Ballukut në bashkëpunim me ish-ministren e Financave, Anila Denaj, si dhe zyrtarë të tjerë për çështje që lidhen me një detyrim prej rreth 123 milionë eurosh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kalaja pretendoi se detyrimi ndaj kompanisë “Bankers” është pezulluar dhe më pas falur nga institucione që, sipas saj, nuk kishin kompetencë ligjore për ta marrë këtë vendim.Lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë për të lënë në fuqi masën e pezullimit të Belinda Ballukut nga ushtrimi i funksioneve, Kalaja tha se e përshëndet vendimin, por sipas saj masat duhej të ishin më të rënda.

Ajo ngriti gjithashtu pretendime për vonesa në hetime, duke thënë se nuk ka informacion nëse prokurori Prençi ka kërkuar zgjatje të afateve apo ka dorëzuar dosjen brenda afatit ligjor.

“Kisha referuar dy kallëzime në SPAK, për Belinda Ballukun pra kallëzimi i parë penal, kishte të bënte me çështjen e “Bankers”, dhe kallëzimi tjetër me një park fotovoltaik për të cilin në dijeninë time edhe kjo është regjistruar, por po pres të shkoj të jap shpjegimet e duhura. Kështu që prokurori kishte gjykuar që regjistrimi i kallëzimit penal dhe thirrja ime ishte bërë në kohë rekord.

Dje u thirra për tu pyetur rreth kallëzimit. Për “Bnakers” po bëhët një hetim i thelluar dhe një nga problematikat është ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, korrupsioni pasiv, përfitimi i interesave të paligjshme, pastrimi i produktit të veprës penale, por edhe organizatë kriminale apo gurp i strukturuar kriminal, që në dokumentat që kam paraqitur i adresohen Belinda Ballukut, e cila në bashkëpunim me ministren e Financave të kohës, Anila Denaj, por edhe për shpërdorim detyre jo vetëm këto të dyja, por edhe ministri aktual i Financave pasi pyetja që kemi bërë, është a është bërë në kohën e duhur për t’u vjelë sepse bëhët për 123 milionë euro jmei para në “Becchetti numër 2″.

Denaj dhe Balluku e pezulluan dhe më pas vendosën që detyrim të falej, kur nuk kanë tagër sepse e ka vetëm Drejtoria e Përgjithshme. Përshëndes vendimin e Gjykatës së Lartë, masat do të doja të ishin më rënduese sepse janë arrestuar drejtues të opozitës pa iu komunikuar akuza.

Prokurori Prençi duhet që brenda prillit të dorëzonte dosjen ose të bënte zgjatje të afatit ne s’kemi informacion që është bërë. Mua më ngre dyshime që po amnistohet sepse që nga marsi s’ka veprim për heqjen e imunitetit. Do të ketë rikaulifikim të veprave penale dhe rrezikon deri në 35 vite burg. Ligji thotë se brenda 6 muajsh duhet mbyllur dosja çfarëdo vendimi të marrësh”, tha Kalaja.

Burimi: Bota Sot