Gjykata Themelore në Mitrovicë ua ka ndërprerë masën e arrestit shtëpiak dy mjekëve me inicialet V.R. dhe E.S., të cilët dyshohen për veprën penale të marrjes së ryshfetit.
Në përgjigjen me shkrim për kp, Gjykata Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se vendimi është marrë më , pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë, nuk kishte parashtruar kërkesë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak ose zëvendësimin e saj me ndonjë masë tjetër.
“Gjykata Themelore në Mitrovicë duke vendosur sipas detyrës zyrtare dhe në mbështetje të nenit 181, paragrafët 1 dhe 7, lidhur me nenin 188, paragrafi 1 të Kodit Nr. 08/L-032 të Procedurës Penale, më ka nxjerrë aktvendim me të cilin të pandehurve V.R. dhe E.S. u ndërpritet masa e arrestit shtëpiak”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.
Gjykata ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka sqaruar se nuk ka kërkuar vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak, pasi kanë pushuar kushtet ligjore për një kërkesë të tillë.
Sipas Prokurorisë, deri në këtë fazë të procedurës penale janë marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët e nevojshëm, si dhe të pandehurit, përfshirë edhe personat ndaj të cilëve është zhvilluar procedurë për veprën penale të dhënies së ryshfetit. Megjithatë, aktakuza ende nuk është ngritur, pasi pritet të ndërmerren edhe disa veprime të nevojshme procedurale.
Prokuroria ka bërë të ditur se V.R. është duke u hetuar për gjashtë raste të dyshuara të marrjes së ryshfetit, ndërsa E.S. për tri raste. Në përgjigjen e saj, Prokuroria ka sqaruar gjithashtu se E.S. kishte qenë edhe më parë nën masën e arrestit shtëpiak, nga 10 janari deri më , në kuadër të një rasti tjetër penal.
Për atë rast, më , Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për veprën penale “Marrja e ryshfetit”, e cila është në procedurë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Dy mjekët e Spitalit të Përgjithshëm në Vushtrri ishin arrestuar më nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetim nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.
