Federata e Volejbollit e Kosovës njofton se grumbullimi i parë i Kombëtares së Kosovës U17 në konkurrencën e meshkujve do të mbahet më , duke filluar nga ora , në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) në Prishtinë. Grumbullimi organizohet në kuadër të përgatitjeve të ekipit kombëtar, me synim identifikimin dhe përzgjedhjen e volejbollistëve më të talentuar të kësaj grupmoshe.
Shtabi teknik i Kombëtares U17 i drejtuar nga përzgjedhësi Habil Ajeti dhe ndihmësit Arif Elezi e Naim Gucati, do të bëjnë më të mirën për seleksionimin e djemve që do t’u besohet përfaqësimi i Kosovës Federata e Volejbollit e Kosovës fton klubet që, përveç lojtarëve të njoftuar, të informojnë edhe volejbollistët e tjerë të kësaj grupmoshe që vlerësohen se kanë potencial për të qenë pjesë e Kombëtares, në mënyrë që të jenë të pranishëm në grumbullim, të pajisur me veshje dhe pajisje sportive.
Njëkohësisht, FVK u bën thirrje klubeve që të propozojnë vetëm lojtarë që vlerësohen realisht se kanë potencial për t’u përfshirë në ekipin kombëtar, në mënyrë që procesi i seleksionimit të zhvillohet sa më efikas dhe cilësor.
