Një amerikane të Ferizaj

0%

Nicole Smith është pjesë e fitueses së Kupës së Kosovës, Ferizajt. Volejbollistja amerikane vlerësohet si përforcim i madh. “KVF Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me volejbollisten amerikane Nicole Smith, e cila do të jetë pjesë e skuadrës sonë për sezonin 2026/2027.

Nicol vjen në Ferizaj si një përforcim i rëndësishëm, duke sjellë cilësi, profesionalizëm dhe ambicie. Besojmë se përvoja dhe aftësitë e saj do të jenë një vlerë e shtuar për ekipin dhe do të kontribuojnë në realizimin e objektivave tona për sezonin e ri” , ka njoftuar Ferizaj.

Burimi: Bota Sot