Erling Haaland vendosi t’ia plotësonte dëshirën Tom Hollandit pasi ky

0%

Erling Haaland iu përgjigj me vonesë ftesës së Tom Holland për t’u takuar, pasi aktori u ankua se futbollisti po i injoronte mesazhet e tij. Të mërkurën, Haaland la një koment në një klip të intervistës së Holland nga profili i emisionit në Instagram. Futbollisti norvegjez shkroi: “Ftesa për darkë u pranua”. Duke e etiketuar aktorin, ai shtoi: “Jam pak vonë. Thjesht zgjidh një vend!”.

Ylli i “The Odyssey” i pranoi Fallon se i dërgoi Haaland një mesazh pasi prezantuesi i shfaqjes pa një postim në Twitter ku shkruhej: “Erling Haaland nuk e kishte idenë kush ishte Tom Holland kur i dërgoi mesazh dhe i kërkoi të dilnin bashkë”. Kur Fallon e pyeti nëse kjo ishte e vërtetë, Holland tha: “Po.

Po, dhe do t’ju them diçka, kjo është pikërisht lloji i përvojës përulëse që është e rëndësishme për aktorët”. Ai tha se mendonte t’i dërgonte një mesazh dhe ta ftonte për darkë, por nuk mori as përgjigje dhe as justifikim. Holland i tha Fallon se ishte frymëzuar t’i shkruante Haalandit pasi e pa në Çmimin e Madh të Formula 1 të Monakos në qershor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, pasi intervista e tij në emisionin e Jimmy Fallon u bë virale, mesazhi i arriti Haalandit.

Burimi: Telegrafi