Arsenali ka arritur marrëveshje me Club Brugge për transferimin e anësorit Christos Tzolis për shumën prej 40 milionë eurosh, ndërsa klubi londinez po finalizon detajet e fundit të transferimit të 24-vjeçarit.
The Athletic kishte raportuar që më 12 qershor se një marrëveshje me vlerë rreth 40 milionë euro ishte e mundshme, ndërsa interesi i Arsenalit për Tzolis ishte i ndarë nga ai për Morgan Rogers. Ky transferim vjen pas largimit të konfirmuar të Leandro Trossard te Besiktasi për 20 milionë euro, si dhe pasi Arsenali u informua se Juventusi nuk kishte ndërmend të shiste Kenan Yildizin.
Tzolis, i cili më parë kaloi tri sezone te Norwich City, duke u huazuar edhe te Twente dhe Fortuna Dusseldorf, rinovoi kontratën me Club Brugge deri në vitin 2029, pasi verën e kaluar refuzoi një ofertë nga Crystal Palace. 🚨 Arsenal reach agreement with Club Brugge to sign Christos Tzolis. Deal for 24yo left winger done at €40m asking price set by #ClubBrugge .
Move in process of being finalised – Greece international wanted & prioritised #AFC move throughout @TheAthleticFC — David Ornstein (@David_Ornstein) July 16, 2026 Kalimi te Arsenali shënon rikthimin e tij në Ligën Premier.
Reprezentuesi grek zhvilloi një sezon fantastik me Club Brugge, duke realizuar 22 gola dhe 29 asistime në 52 ndeshje, teksa ndihmoi skuadrën të fitonte titullin e 20-të në elitën belge. Ai numëron gjithashtu 34 paraqitje me kombëtaren e Greqisë./ Telegrafi
