Poezi nga: Antoine Simon Përktheu: Anton Papleka Fjala dashuri Meriton shumë më tepër sesa një shkronjë të madhe Më shumë sesa një rimë të rëndomtë Me rimën budallaqe “gjithnji” Që është veç një pjesë e vockël e përjetësisë Dashuria Meriton shumë më tepër sesa takimet e rastit midis asaj dhe teje Si të ishit fillikatë në botë Duke e sfilitur butësisht njëri-tjetrin Dashuria është shumë më e gjerë Ajo meriton më shumë sesa ajo që ka ndodhur me të Ajo mori shkëmbimesh të vogla Midis njerëzish ku ti ndihesh në shoqëri të mirë Ai derivat i mynxyrshëm Kur e ashtuquajtura dashuri për të afërmin Shndërrohet në përdëllim të rremë Që shton pritjet për t’u kthyer prapë Dashuria Meriton më shumë sesa ata mëshirë Që ngjall çdo dhimbje Para se ta mbyllë derën sërish Dashuria Si një kalim midis dy brigjeve Ulja e saj e detyruar në tokë Kur gjithçka lahet mirë e mirë në ujë Ku gjithçka çlodhet
