Çfarë dobësie ka ADN-ja e Anglisë në futboll, tregon Tucheli

0%

Shpërndaje në: Përzgjedhësi i Anglisë në futboll, Thomas Tuchel, u është kundërpërgjigjur kritikëve për taktikat në disfatën nga Argjentina në gjysmëfinale të Botërorit. Me humbjen 2:1, ndonëse në epërsi 1:0, Anglia u eliminua nga Kupa e Botës. Por në prag të ndeshjes për medalje të bronztë ndaj Francës të shtunën në mbrëmje, Tucheli ka fajësuar ADN-n e futbollit anglez.

Tuchel ka thënë se nuk është faji tek ai që lojtarët anglezë kanë vështirësi ta mbajnë topin në pronësi kur janë nën presion. “Ishim pasiv dhe nuk ishim mjaftueshëm të mirë fizikisht, nuk i ndalëm vrapuesit që mbërrinin në zonën tonë.

Mendoj se posedimi i topit luan më pas rol kyç, ndoshta nuk është në ADN-n tonë siç është te spanjollët, argjentinasit apo brazilianët, ta marrim topin dhe ta kontrollojmë lojën me topin”, ka thënë ndër të tjera Tuchel, shkruan Sky të enjten mbrëma. Tuchel është kritikuar që nuk i dha hapësira Kobbie Mainoos që është teknikisht shumë i mirë, dhe që la jashtë Botërorit Phil Fodenin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tucheli ndaj Argjentinës ktheu formacionin me pesë mbrojtës për më shumë se 30 minuta. Tekniku gjerman ka thënë se është i gatshëm të mbetet përzgjedhës i Anglisë deri pas përfundimit të Evropianit 2028.

Burimi: Koha