Ballkani i Therandës është në epërsi në 45 minutat e para ndaj skuadrës nga Uellsi, Connah’s Quay. Ndeshja po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Therandasit janë në epërsi me 1:0 ndaj rivalit, në ndeshjen e kthimit për kualifikueset e Conference League në futboll. Ishte kapiteni, Edvin Kuç, i cili shënoi gol në minutën e 20-të.
Burimi:
Bota Sot
