Shpërndaje në: Antero Alfarela Oliveira Lopes është emëruar shef i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Siç ka njoftuar misioni i EULEX-it në Kosovë, më , Këshilli emëroi Antero Lopes si Shef të Misionit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), me një mandat fillestar prej 10 muajsh, duke filluar nga 10 gushti 2026.
Ai do të pasojë Giovanni Pietro Barbano. Në njoftim thuhet se Lopes është një drejtues i lartë portugez me përvojë ndërkombëtare, i specializuar në diplomaci, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e sektorit të sigurisë, me më shumë se katër dekada përvojë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, përfshirë mbi 25 vjet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Detyrat e tij kanë përfshirë shërbimin në Forcën Mbrojtëse të OKB-së në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë (UNPROFOR) si dhe gjashtë vjet në Misionin e Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), duke fituar përvojë të gjerë në udhëheqje strategjike, menaxhim krizash dhe bashkëpunim me qeveri dhe partnerë ndërkombëtarë.
Në përputhje me mandatin aktual, EULEX-i zhvillon aktivitete monitorimi, mentorimi dhe këshillimi, si dhe ka kompetenca të kufizuara ekzekutive përmes Njësisë së Formuar Policore (Formed Police Unit – FPU).
Edhe Arbëri 18 min. më parë Bislimi për dyshimet për helmim: Strishot rezultuan negative Misioni vazhdon të mbështesë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në përputhje me legjislacionin përkatës të Kosovës.
Gjithashtu, ai ofron mbështetje teknike për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës, si dhe të rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor. Në qershor 2025, Këshilli vendosi të zgjasë mandatin e EULEX Kosovo edhe për një periudhë dyvjeçare, deri më .
