Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj I.K. për nxitje të përçarjes ndërfetare. Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, i pandehuri akuzohet se në rrjetin social Facebook ka ndërmarrë veprime me qëllim që të nxisë urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve fetare.
“Sipas aktakuzës, më , i pandehuri, përmes rrjetit social Facebook, dyshohet se me dashje ka ndërmarrë veprime me qëllim të nxitjes dhe përhapjes publike të urrejtjes dhe mosdurimit ndërmjet grupeve fetare”- thuhet në njoftimin e PSRK-së të datës .
Tutje sipas njoftimit thuhet se I.K. ka përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjetë grupeve fetare duke cenuar bashkëjetesën ndërfetare në Kosovë dhe ka rrezikuar rendin dhe qetësinë publike.
“Aktakuza pretendon se i pandehuri i I.K., përmes veprimeve të tij inkriminuese, ka përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve fetare, duke cenuar bashkëjetesën ndërfetare në Republikën e Kosovës dhe duke rrezikuar rendin dhe qetësinë publike”- vazhdon tutje njoftimi i PSRK-së.
