“Ai është më i mirë nga sa mendoja”, Anthony Gordon i përulet Messit

0%

Pas eliminimit të Anglisë nga Argjentina në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, Anthony Gordon pranoi ndikimin e madh të Lionel Messit dhe pranoi se përballja me të i tejkaloi të gjitha pritjet e tij.

Anësori anglez tha se për vite me radhë e admironte kapitenin argjentinas për atë që bënte duke veshur fanellën e Barcelonës, por ta përjetoje këtë në fushë ishte një përvojë krejtësisht e ndryshme. “E kam parë Leo Messin të bëjë diferencën me Barçën për shumë vite dhe sot pashë se ai është edhe më i mirë nga sa mendoja”, ka thënë fillimisht Gordon.

Faleminderit që na dhe edhe një vallëzim të fundit, Leo Messi Edhe pse u pendua për eliminimin e Anglisë, Gordon la një mesazh që nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët e Blaugranëve. “Jam i zhgënjyer nga eliminimi, por e di që të paktën Kupa e Botës do të fitohet nga dikush që e do Barcelonën çmendurisht”, deklaroi ai, duke iu referuar lidhjes historike të Messit me klubin katalunas.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fjalët e sulmuesit pasqyrojnë respektin që argjentinasi ende gëzon, madje edhe midis rivalëve të tij, në prag të një tjetër finale të Kupës së Botës.

Burimi: Telegrafi