Shpërndaje në: Lamine Yamal ishte viktimë e një tentative për vjedhje disa orë pasi siguroi me Spanjën finalen e Kupës së Botës. Superylli 19-vjeçar fitoi penallti në fitoren 2:0 të Spanjës ndaj Francës të martën mbrëma. Por në natën festive të Yamalit, dy hajdutë të maskuar u përpoqën të grabisnin shtëpinë e tij në periferi të Barcelonës.
Hajdutët janë parë në një mur që rrethonte pronën e Yamalit në orët e para të së mëngjesit të mërkurës. Dhe përpara se të përpiqeshin të hynin me forcë, sigurimi privat i pronës së Yamalit veproi shpejtë. Dy hajdutët u larguan pasi kuptuan se ishin kapur nga kamerat.
Edhe Botërori 2026 1 j. më parë Publikohen formacionet për ndeshjen Spanjë-Austri Policia katalanase, e cila ka siguruar fotografitë e hajdutëve, ka nisur hetimet. Policia ka hapur procedurë për një tentativë grabitjeje me dhunë, ndërsa Divizioni i Hetimit Penal po i analizon filmimet e kamerave të sigurisë në përpjekje për të identifikuar të dyshuarit.
Yamali ka treguar rezidencën e tij prej 9.5 milionë funtesh në një video pak para se të nisej për në Kupën e Botës.
